Kur aplikoni për një punë, mund të jetë e vështirë të tërhiqni vëmendjen e një punëmarrësi. Gati 1/4 e menaxherëve të punësimit shpenzojnë më pak se 30 sekonda duke parë çdo CV, pretendon një raport i CareerBuilder .
“Të lexosh një CV është si të lexosh një ese,” thotë Gorick Ng, një këshilltar karriere në Harvard.
Për këtë arsye, më poshtë po ju sjellim tre fjalët ose frazat më thelbësore që NUK duhet të përfshihen në CV tuaj.
Ndajfoljet dhe mbiemrat, si “shumë, shumë, shumë”
“Zakonisht, fjalë të tilla tregojnë ‘përpjekje të tepërt’. Përdorni foljet drejtpërdrejt. Tregoni më shumë dinamizëm dhe me fjali të shkurtra.
Fjalët dhe frazat që ju përshkruajnë
Lëreni CV-në tuaj të flasë. Mos fusni shumë detaje sepse bëhet e mërzitshme! Në fund të fundit, ju nuk mund të jeni gjyqtari i vetvetes, apo jo?
Rekomandime vetëm nëse kërkohet
Nëse nuk kërkohen rekomandime, atëherë mos i vendosni. Ky është një rregull që nuk duhet ta shkelni kurrë, pasi do dilnit si një person që ka qejf të lavdërojë punën e tij dhe sigurisht askush nuk do ju vlerësonte.