Plasaritja e thembrave është një problem shumë i përhapur që prek mosha të ndryshme.
Për shumë persona mbetet vetëm një shqetësim ekstetik, ndërsa për të tjerë kthehet në një problem të dhimbshëm.
Përveç lëkurës së thatë dhe të trashur, plasaritja e thembrave shoqerohet dhe me skuqje, kruarje, inflamacion dhe shkëputje të lëkurës.
Marrja e masave që në fillim, mund të parandalojë që këto plasaritje të bëhen akoma dhe më serioze, duke shkaktuar gjakosje dhe dhimbje sa herë që ecën.
Disa nga shkaqet e këtij problem janë: ajri i thatë, mungesa e një kujdesi ndaj këmbëve, një dietë jo e shëndetshme, mosha, qëndrimi për afate të gjata në këmbë dhe ecja me këpucët e gabuara.
Më poshtë keni të listuara disa mënyra krejt të lehta për t’i bërë dhe në shtëpinë tuaj.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është një nga hidratuesit më të mirë të lëkurës.
Ai është përbërësi kryesor i shumë produkteve të kozmetikës.
Prandaj dhe nuk është e çuditshme që të jetë në këtë listë.
Për një rezultat sa më të mirë përdoreni këtë metodë para se të flini që t’i lejoni vetes kohë mjaftueshëm që të përthithet nga lëkura.
- Si fillim zhysni këmbët në ujë me pak sapun dhe lejoni që lëkura të zbutet.
- Më pas me ndihmën e një lime për thembrat, filloni dhe i fërkoni me kujdes.
- Shpëlajini këmbët me ujë të rrjedhshëm dhe thaijini mirë.
- Aplikoni me duar vajin e ullirit në të gjithë lëkurën e këmbës suaj. Mundohuni t’i masazhoni që të ndihmoni në qarkullimin e gjakut.
- Vishni një palë çorape të pastra dhe mbajini gjatë gjithë natës kur të flini.
- Në mëngjes do të shikoni që lëkura juaj do të jetë zbutur
Limonat
Përbërja acide e limonit mund të jetë shumë efektive në zbutjen e lëkurës së dëmtuar që çon në plasaritjen e thembrave.
- Mbani këmbët në një enë me ujë të vakët ku keni shtuar lëngun e 3 limonave rreth 10-15 minuta.
- Fërkoni lehtë thembrat tuaja me një limë për këmbët.
- Shpëlajini me ujë të bollshëm dhe më pas thajini ujin e tepërt.
Parafina
Nëse problem i thembrave tuaja është serioz, dhe ndjeni dhimbje kur ecni, parafina është zgjidhja e duhur.
Trajtimi me parafinë lehtëson dhimbjen dhe gjithashtu e zbut lëkurën e këmbëve duke e rigjeneruar.
- Shkrini një pako me parafinë duke i shtuar dy lugë gjelle me vaj kokosi.
- Kur të jetë ftohur mjaftueshëm. Zhysni këmbët në këtë përbërje, dhe mbajini për 5-10 sekonda, dhe përsëriteni këtë proces derisa të jenë formuar disa shtresa me parafinë në këmbët tuaja.
- Mbuloini këmbët tuaja me plastikën e kuzhinës dhe mbajini ashtu për reth 30 minuta.
- Më pas hiqeni me kujdes parafinën nga lëkura juaj.
Ju sugjerojmë që ta përsërisni këtë trajtim 1-2 herë në javë.
Këshillë: Nëse vuani nga diabeti apo keni vena varikoze, nuk duhet ta përdorni këtë trajtim.