Shërbimi izraelit i shpëtimit ka njoftuar se të paktën 260 trupa janë gjetur në zonën ku po zhvillohej një festival muzikor kur militantët e Hamasit nisën sulmin e tyre. Mësohet se militantët kanë hapur zjarr ndaj të gjithë pjesëmarrësve në festivalin që zhvillohej në tokën izraelite, duke mos kursyer asnjë prej tyre.
Shumë prej tyre tentuan të fshihen në zbukurimet e festivalit dhe përreth, por janë përballur me breshëritë e plumbave të militantëve palestinezë. Sakaq, pritet që bilanci i viktimave në Izrael të rritet ndjeshëm, ndërsa ekipet e ndihmës së parë vijojnë kontrollet në zonë.