Qeveria shqiptare vendosi të shpallë 5 marsin ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, nëpërmjet rrjeteve sociale, duke e cilësuar tragjedinë e Greqisë edhe si tragjedi të vendit tonë.
“Ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin”, shkruan Rama.
Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 57 e ndërsa dyshohet se disa shqiptarë janë të zhdukur.