Pas tragjedisë në Larisa ku humbën jetën 57 persona kanë rinisur punën trenat në Greqi. Rihapja e hekurudhave do të bëhet në pesë faza dhe nën masa të shtuara sigurie.
Plani, i rënë dakord në mbledhjen e Qendrës së Koordinimit të Sigurisë Hekurudhore vjen pak para festimeve të Pashkëve ku njerëzit zgjedhin të udhëtojnë tek familjarët. Rihapja e hekurudhave do të bëhet në pesë faza dhe çdo pesë ditë do të hapet një linjë nën masa të shtuara sigurie.
Trenat do të qarkullojnë me shpejtësi të reduktuar që nuk i kalon 80 kilometra në orë, ndërsa në kabinën e trenit ndodhen dy makinistë dhe dy mbikëqyrës trafiku. Rikthimi i lëvizjes hekurudhore do të nisë normalisht më datë 11 prill.