Një vajzë nëntë vjeçare është qëlluar për vdekje në gjoks në Liverpool nga një burrë i panjohur. Vajza nëntë vjeçare ka pësuar një dëmtim me armë zjarri në gjoks dhe është dërguar në gjendje kritike për në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.
Një burrë dhe një grua pësuan gjithashtu plagë nga një armë zjarri gjatë incidentit brenda shtëpisë. Ata të dy janë dërguar në spital për të marrë mjekim për plagët e marra.
“Ky është një incident vërtet tronditës në të cilin tragjikisht një vajzë e re dhe e pafajshme është qëlluar dhe fatkeqësisht ka vdekur. Mendimet dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e saj në këtë kohë shumë të vështirë. Asnjë prind nuk duhet të vuajë kurrë humbjen e një fëmije në këto rrethana të tmerrshme”, tha ndihmës shefi i policisë Jenny Sims.