Tottenham më në fund ra dakord me Bayernin për sulmuesin anglez Harry Kane. Tashmë skuadra angleze duhet të shohë për një zëvendësues të Kane.
Siç raporton La Gazzetta dello Sport Tottenham është duke bërë disa lëvizje për të arritur në një marrëveshje me Romelu Lukakun.
Belgu kërkohet nga Juventusi, por italianët nuk mund ta përballojnë 30-vjeçarin derisa të zhvendosin Dusan Vlahovic. Nga ana tjetër, kërkesat e tij ndaj Chelsea duket se janë bërë të papërballueshme.
I vetmi opsion tjetër për Lukakun nëse prishet kalimi te Juventus duket të jetë Liga Pro Saudite. Megjithatë, nëse Tottenham do të hyjë në betejë për sulmuesin e Chelseat, ka të ngjarë të jetë një lehtësim i madh për belgun, i cili dëshiron të qëndrojë në Evropë.