Që nga ardhja e Todd Boehly, Chelsea kërkon të shtrijë ‘tentakulat’ në shumë klube Europiane. Blutë e Londrës synojnë që të imitojnë Manchester Cityn, i cili operon në shumë kampionate të ndryshme të Botës, duke shpresuar blerjen e një klubi të ri. Në objektivin e anglezëve kanë përfunduar skuadrat e kampionatit portugez të futbollit. Sipas asaj që raportojnë mediat luzitane, pronarët e Chelsea shpresojnë të blejnë njërin prej Rio Ave ose Moreirense.
Si ndërmjetës për të arritur tek ta, “Blutë” kanë kërkuar ndërmjetësimin e superagjentit portugez, Jorge Mendes. Por pista portugeze nuk është e vetmja që konsiderohet nga Boehly, me pronarin amerikan që në objektiv ka edhe kampionatin francez dhe belg. Këto dy kampionate dhe Portugalia do të ishin shumë tërheqëse për shkak të numrit të madh të talenteve të reja që prodhojnë rregullisht. Një fakt që do gëzonte tifozët londinez, pasi do të shikonin yje të futbollit Europian me fanellën “blu” në shpinë.