Leo Messi përjetoi një tjetër mbrëmje ëndrrash! Në ndeshjen miqësore që Argjentina e fitoi me goleadë kundër Kuraçaos, kapiteni i bardhekaltëve realizoi trigolësh.
Rrjetat e tij erdhën në 37 minutat e para të takimit. Për yllin e futbollit kjo është tripelta e 57 në karrierën e tij dhe e nënta me kombëtaren.
Përveç kësaj, Mesi kaloi kuotën e 100 golave të realizuar me kombëtaren. Në total, 35-vjeçari shkon në kuotën e 102 rrjetave të realizuara me përfaqësuesen. Më mirë se ai iraniani Ali Daei me 109 dhe Cristiano Ronaldo me 122 gola.
Në sfidën e luajtur në “Monumental” të Buenos Airesit, shënuan gola edhe Gonzales, Fernandez, Di Amria dhe Montiel. Pas deklaratës së tij se pas Kupës së Botës do të tërhiqej, Leo Mesi ndërroi mendje e tani është gati për të tjera sfida e suksese me përfaqësuesen bardhekaltër.