Nata e së hënës ka qenë e tensionuar në Milano si pasojë e dhunës mes tifozerisë italiane dhe asaj të PSG. Në zonën e Naviljit pati skena guerrile e për pasojë pati disa të plagosur.
Rreth njëqind ultras kuqezi, të gjithë të veshur me të zeza sipas uniformës tipike të grupimit të tifozëve të quajtur “Banditët”, sulmuan fansat parisienë, të cilët ishin duke qëndruar në lokalet e zonës.
Ultrasit mbanin helmeta në kokë, ndërsa hodhën tymuese e qëlluan me shkopinj tifozët miq.
Policia raportoi për disa persona të dëmtuar si pasojë e konfrontimit, ndërsa një prej tyre u dërgua në spital për shkak të plagëve të thikës të marra në këmbë. Dëmtime mori edhe një punonjës i policisë, i cili gjithashtu pati nevojë për asistencën e mjekëve.