Futbollisti i Bayern Munich, Thomas Muller, kritikoi shokët e tij të skuadrës për mungesën e vlerësimit për tifozët pas humbjes 2-1 në Kupën e Gjermanisë përballë Saarbrucken.
Pas përfundimit të ndeshjes, Muller së bashku me Kimich dhe Tel shkuan në tribunë për të qetësuar fiozët e inatosur. Por, përveç tyre, asnjë nga futbolliatët e tjerë nuk iu drejtua tifozëve.
“Irritimi i tifozëve është plotësisht i kuptueshëm, por unë nuk e kam me ndeshjen apo rezultatin. Nuk është e mundur që vetëm 3 apo 4 lojtarë e kuptojnë se si të respektojnë mbështetësit. Ata kanë bërë nuk e di, ndoshta 100 kilometra për të ardhur këtu. Gjëja më e rëndësishme është të kuptosh se duhet të kthesh diçka nga ajo që merr. Kështu nuk shkon”-tha ai.