Seriali “Wednesday” sapo rrëzoi nga froni “Stranger Things” duke thyer rekord shikueshmërie përsa i përket javës së parë të publikimit.
Në total me 341.2 milionë orë shikueshmërie në javën e parë të lançimit, spinn-off i “The Addams Family” kaloi në vend të parë. Kjo e bën serialin më të suksesshëm ndonjëherë në gjuhën angleze në platformën Netflix.
Jenna Ortega, aktorja kryesore që luan rolin e vajzës me të njëjtin emër, ka patur një impakt shumë pozitiv dhe në rrjete sociale duke u bërë virale. “Wednesday” përqendrohet te Wednesday Addams, vajza e Morticia dhe Gomez, teksa përpiqet të zgjidhë një mister në shkollën e saj të re.
Sidoqoftë, as “Stranger Things” dhe as “Wednesday” nuk tejkaluan “Squid Game”, i cili grumbulloi 571.76 milionë orë shikime në javën e tij të parë të publikimit.