Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Luiz Ejlli tregoi se ka humbur shumë miq të cilët e kanë shfrytëzuar atë për famë. Mirëpo, u kujdes të theksonte se vetëm një prej tyre është kujdesur për të, pa pasur nevojë për vëmendjen e kamerave dhe pa e demonstruar atë në rrjetet sociale.
Luizi zgjodhi që të mos e thoshte aso kohe emrin, por tani së fundmi na e ka zbuluar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku prezanton shokun e quan “vëllain e tij”.
“Me vëllain tim Eni Bushatin”- shkruan ai duke ironizuar në një mënyrë edhe shokët e tij që kanë folur në media këto muaj për to.