Priscilla Presley, e veja e “Mbretit” Elvis, ka pranuar një kompromis në lidhje me testamentin e vajzës së saj Lisa, e cila vdiq në mes të janarit, të cilin ajo e kundërshtoi sepse nuk ishte përfshirë në pasuri, njoftoi avokati i saj të martën.
Lisa Marie Presley, vajza e vetme e legjendës së rock ‘n’ roll-it, e cila kishte karrierën e saj muzikore, vdiq papritur në Los Anxhelos më 12 janar nga arresti kardiak, në moshën 54-vjeçare.
Gjatë jetës së saj, ajo ruajti veçanërisht kontrollin e Graceland, rezidencën në pronësi të babait të saj në Memphis, Tennessee, dhe ku ai u gjet pa ndjenja para vdekjes së tij në gusht 1977.
Një vend që është bërë një vend pelegrinazhi për fansat e “Mbretit “.
Këngëtarja kishte emëruar nënën e saj Priscilla si një nga administratoret e pasurisë së saj të madhe në vitin 2010, por ajo ndryshoi testamentin e saj në vitin 2016 për t’ia lënë pasurinë vajzës së saj të madhe, aktores Riley Keough.
Priscilla Presley sfidoi zyrtarisht testamentin e ri në janar: mbrojtja e saj argumentoi se ajo i zbuloi ndryshimet vetëm pas vdekjes së vajzës së saj dhe vuri në dyshim vërtetësinë e nënshkrimit të Lisa Marie Presley.
Të martën, avokati i të vesë, Ronson Shamoun, i tha një gjyqtari të Los Anxhelosit se ishte arritur një kompromis.
Nuk janë bërë të ditura detaje për këtë marrëveshje.
“Familjet janë të kënaqura”, tha avokati jashtë sallës së gjyqit.
Sipas tij, të gjithë të interesuarit janë “të bashkuar dhe entuziastë për të ardhmen”.
Riley Keough është gjithashtu e kënaqur që i ka dhënë fund procesit gjyqësor, shpjegoi avokati i saj, Justin Gold.
Tani 77 vjeç, Priscilla Presley u divorcua nga Elvis në 1973 pas gjashtë vitesh martesë.