Ditët e fundit temperaturat në Kinë dhe pjesë të tjera të Azisë, në Evropë dhe SHBA, kanë thyer të gjitha rekordet.
Kjo po shkakton probleme për vendet në mbarë botën dhe po i shtyn ato të adresojnë urgjentisht ndryshimet klimatike, të cilat shkencëtarët thonë se do t’i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta, më të rënda dhe më vdekjeprurëse.
Një termometër gjigant në provincën kineze të Xinjiang mati temperaturën e tokës e cila arrin në 80 gradë Celsius. Numri i të vdekurve nga shirat e dendur në Korenë e Jugut ka arritur sot në 44.
Në të njëjtën kohë, Big Island në Hawaii po përgatitet për ndikimin e stuhisë tropikale Calvin, e cila pritet të sjellë deri në 20.3 cm shi dhe erëra të forta, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA (NWS).