Presidenti i Institutit Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Carlo Doglioni, ka deklaruar se pllaka tektonike e Anadollit lëvizi deri në tre metra.
“Ajo që ndodhi është se ajo që ne e quajmë pllaka arabe u zhvendos rreth tre metra në një drejtim verilindje-jugperëndim në krahasim me pllakën e Anadollit
Në të njëjtën kohë, një gjeofizikant turk nënvizon se tërmeti 7.8 ballë “kishte fuqinë e 130 bombave bërthamore”.
Ndërkohë, bilanci është rënduar edhe më tepër, pasi ka shkuar në 3700 viktima, e ndërsa janë më shumë se 14 mijë të plagosur.
5000 ndërtesa janë shembur, teksa të tjerë persona janë ende nën rrënoja.