Nëpërmjet fondacionit të tij, që administrohet nga i vëllai, Lionel Messi ka vendosur të dhurojë 3.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi.
Kjo sepse ‘Fondacioni Leo Messi’ është një fondacion familjar që kujdeset për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve të botës.
Më herët me miratimin e vetë Cristiano Ronaldos në ankand ka dalë një bluzë e nënshkruar nga portugezi, që do shitet dhe të ardhurat do shkojnë për të prekurit nga tërmeti. Sakaq pothuajse të gjithë klubet e futbollit në Turqi janë mobilizuar për të ndihmuar qoftë me veshje, ushqime apo strehim.