Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur ditë zie kombëtare për shtatë ditë deri në 12 shkurt. Ai ka bërë me dije se deri të dielën e 12 shkurtit, flamujt do të jetë në gjysmështizë në të gjithë vendin.
“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zie kombëtare për shtatë ditë. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë ditën e diel më 12 shkurt 2023 në të gjithë vendin dhe në zyrat tona përfaqësuese të huaja”-shkruan Erdogan.
Tërmeti që goditi Turqinë të hënën, është nga më të fuqishmit në historinë e njerëzimit dhe më shkatërrimtari sa i takon numri të viktimave.
Deri më tani janë raportuar për 2600 viktima e mbi 9000 të plagosur. Tërmeti me fuqi 7.9 sipas shkallës rihter me epiqender të qytetin turk të Gaziantepit, por numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi shumë ndërtesa janë shembur.
Tërmeti apokalilptik ka zgjatur gati 100 sekonda dhe sizmilogët kanë deklaruar se goditja e fortë dhe pas goditjet që e shoqëruan u shkaktuan nga një prej dy çarjeve kryesore të pranishme në Turqi, ai i Anadollit Lindor.