Të paktën 632 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti me magnitudë 6.8 në Marok dhe 329 të tjerë janë plagosur. Shumë nga viktimat janë në jug të Marrakech.
Tërmeti goditi vendin mbrëmjen e së premtes, duke dëmtuar ndërtesat në qytetet e mëdha, ndërsa njerëzit në panik vërshuan nëpër rrugë.
Epiqendra e tërmetit ishte në vargun malor të Atlasit të Lartë të Marokut,rreth 72 kilometra në jugperëndim të Marrakech, një qytet me rreth 840,000 banorë dhe një destinacion popullor turistik.
Dëshmitarët në Marrakech, i cili është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, thanë se disa ndërtesa janë shembur. Nga lëkundjet e fuqishme minareja e një xhamie është rrëzuar mbi makinat e parkuara pranë.