PSG nuk njihet me paraqitjet e saj në vitin 2023! Përveç eliminimit në Kupën e Francës nga Marseja, skuadra pariziene ka përjetuar humbje nga Monako dhe Rene më të hidhura se sa tregon rezultati. Por klima brenda ekipit është mjaft e keqe, ndërsa rikthehet Liga e Kampioneve.
Ne mediat franceze është raportuar se ka pasur përplasje brenda grupit. Debate të ashpra ndodhën në pushimin e takimit ndaj Monakos, ku trajneri Christophe Galtier dhe drejtori sportive Luis Campos u përplasën me futbollistët Marquinhos dhe Neymar.
Sipas “L’Ekip” debati u përshkallëzua shpejt dhe ishte shumë pranë daljes nga kontrolli.
Drejtuesit janë të pakënaqur me ecurinë e ekipit dhe punën e teknikut Christophe Galtier, i cili nga ana e tij akuzon futbollistët se nuk respektojnë udhëzimet që ai u jep e shfaqin agresivitet në fushë.
Marquinhos mori në mbrojtje shokët e ekipit, ndërsa Neymar u shfaq mjaft i shkujdesur, brenda dhe jashtë fushës.
Ylli i Brazilit i shprehu pakënaqësinë lojtarëve, Vitinha dhe Ekitike në fushë. Kjo sjellje ka bërë që në Paris të mendojnë shitjen e yllit brazilian në verë raporton spanjollja “AS”, i cili ka kontratë deri në 2027.
Dhe të martën është sfida e të 16-ve kundër Bayern Munich, që kurrsesi nuk duhet humbur.