Novak Xhokovic mundi rivalin Jannik Sinner në finale dhe fitoi titullin e ATP Finals për herë të shtatë në karrierën e tij. Më herët në këtë turne, serbi 36-vjeçar humbi nga italiani, por mori shpagimin e tij, duke triumfuar në lojën decisive 6-3 6-3.
Pavarësisht mbështetjes së madhe të tifozëve në Torino, numri 1 i botës ishte shumë i fortë për Siner. Numri një i botës humbi vetëm dy pikë në shërbim në setin e parë dhe sapo theu shërbimin e Sinner në ndeshjen e katërt, e pati të thjeshtë suksesin.
Në një moment të lojës, Xhokoviç fitoi 14 pikë radhazi ndaj një lojtari që renditet i katërti në botë. Italiani reagoi, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.
‘Shumë, shumë i veçantë! Një nga sezonet më të mira që kam pasur në jetën time, pa dyshim. Të kurorëzosh atë me një fitore kundër heroit të vendit, Jannik, i cili ka luajtur lojëra të mrekullueshëm këtë javë, është fenomenale! Jam shumë krenar për paraqitjet së fundmi kundër Alcaraz dhe Sinner. Janë ndoshta dy lojtarët më të mirë në botë, përveç meje dhe Medvedev’, u shpreh tenisti.
Më këtë sukses, serbi la pas Roger Federer dhe bëhet tenisti më i suksesshëm në historinë e turneut.
Xhokovic e mbylli këtë vit duke fituar tre nga 4 Grand Slamet, ndërkohë që i rimori Carlos Alcaraz vendin e parë në renditjen botërore.