Instituti i Gjeoshkencave thotë se dita e sotme do të jetë më e nxehta e kësaj jave, me temperatura deri në 42 gradë Celsius.
Edhe nesër priten temperatura përvëluese deri në 40 gradë Celsius. Dy janë qarqet që paraqesin rrezikshmëri më të lartë për zjarre sipas IGJEUM: Berati dhe Fieri.
“Pasdite (e enjte, dt.20 dhe te premten, dt.21) pritet nivel rreziku “i lartë” në qarkun Fier dhe Berat ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “i moderuar”. Por në disa prej këtyre qarqeve Durrës (L), Elbasan (P), Kukës (VL), Lezhë (VP), Shkodër (VP), Tiranë (P) dhe Vlorë (VL dhe J) pritet rrezik “i lartë” vetëm në zona e lokalizuara”-thuhet në njoftim.