Rafael Nadal nuk është i sigurt nëse do të luajë në turneun e ardhshëm të Australian Open, pas humbjes së tij ndaj Jordan Thompson në çerekfinalen e Brisbane International, ku ai u dëmtua.
Tenisti spanjoll ishte rikthyer në fushë pas pothuajse një periudhe 1 vjeçare, ku ai punoi për t’u rikuperuar për shkak të një dëmtimi në kofshë. Dhe sërish, Nadal ndjen shqetësim në të njëjtin vend, e kjo e shqetëson.
37-vjeçari, fitues i 22 Grand Slam-it, nuk ka konkurruar në asnjë turne dhe vendosi të merrte pjesë në Brisbane International për te testuar veten para Australian Open që nis më 14 janar.
“Shpresoj të kem mundësinë të stërvitem këtë javë dhe të luaj në Melburn. Por sinqerisht, nuk jam 100% i sigurt për asgjë tani. Më duhet t’i pranoj të gjitha këto lloj gjërash. Pas një viti, është normale që këto të ndodhin. Dhe gjërat janë të vështira pas një kohe kaq të gjatë. Për më tepër, që edhe kundërshtari luajti mirë’’, u shpreh tenisti Nadal.
Nadal u mposht nga Thompson 5-7 7-6 6-3. Spanjolli ka fituar dy herë Australian Open në 2009 dhe 2022 dhe shpresat e tij për këtë vit janë të marrë pjesë, por nuk e shikon veten si kandidat për të fituar Grand Slamin.