Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në qytetin Baltimore të SHBA-së. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një feste në atë zonë.
Autori identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, hapi zjarr mbi turmën prej më shumë se 100 personash duke qëlluar të paktën 30 herë. Oficerët e Policisë po punojnë për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.