Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Hamburg të Gjermanisë. Një person i armatosur ka hyrë në një kishe të Dëshmitarëve të Jehovait dhe ka qëlluar me armë zjarri personat të cilët ndodheshin aty.
Mediat vendase raportojnë se kanë ndërruan jetë 7 persona dhe kanë mbetur të plagosur rreth 25 të tjerë. Policia raporton se dyshohet se mes të vrarëve është edhe autori i krimit.
“Hetimet për motivet e krimit po vazhdojnë, “tha policia në një mesazh në Twitter.” Më herët, agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke cituar një reporter në vendngjarje, tha se banorët në lagjen veriore të qytetit Alsterdorf kishin marrë paralajmërime në telefonat e tyre celularë për një situatë të rrezikshme për jetën.
Pamjet televizive treguan dhjetëra makina policie, si dhe makina zjarrfikëse që bllokuan rrugët dhe disa njerëz, të mbështjellë me batanije, duke u drejtuar nga punonjës të shërbimit të urgjencës në një autobus.