Futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, ka rrëfyer një tjetër anë të vetën, ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim ne fushë.
Në një intervistë, Seferi u shpreh se golat ia dedikon të gjithë shqiptarëve, por në veçanti nënës së tij, Emine. Ndër të tjera ylli i kombëtares tregoi vështirësitë që e kanë forcuar lidhjen e tij me mamanë.
“Përveç shqiptarëve padyshim edhe mamit, sepse ajo ka qenë gjithmonë me ne, duke qenë se babi ka pasur probleme… Ajo na ka rritur me forcën e saj edhe domethënë tani kur kam filluar karrierën kudo që kam ikur mami është gjithmonë me mua. E marr gjithmonë me vete.
Mami im padyshim që është shumë e lumtur, por me thënë të drejtën tani ka nisur të vijë në stadium, pasi ka pasur gjithmonë shumë emocione. Duke parë situatën i thoja që më mirë të mos vinte. Këto vitet e fundit që ka nisur të vijë në stadium më ka sjellë shumë fat. Dua ta përshëndes mamin dhe i them që e dua shumë”, tha Seferi.