Sylvio Mendes Campos Júnior i njohur si Sylvinho e ka nisur punën menjëherë dhe kësaj here ka vendosur në fokus futbollin shqiptar me qëllim zbulimin e talenteve.
Mësohet se Sylvinho është i pranishëm në tribunë për ndeshjen mes Partizanit dhe Vllaznisë, së bashku me stafin e tij. Sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë është kryendeshja e javës së 16-të në Superligë, dhe Sylvinho nuk e ka humbur nga rasti për ta parë, jo thjesht si një tifoz, por si një specialist në kërkim të yjeve që mund t’i shërbejnë kombëtares.
Sylvinho mori drejtimin e kuqezinjve pas largimit të Edi Rejas me kushtin kualifikimin në kampionatin Europian.