Operacionet plastike kanë qenë padyshim kryefjalë e këtij viti, mirëpo surpriza qëndron se tani më zmadhimi i gjoksit nuk qëndron më në vend të parë, si ndërhyrja që është kryer më shumë në të gjithë botës. Përtej çdo pritshmërie, sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Shoqata Ndërkombëtare e Kirurgjisë Estetike Plastike (ISAPS), Liposuction është konsideruar si forma më popullore në botë e kirurgjisë estetike mes shqetësimeve në rritje për lidhjet e implanteve me kancerin.
Procedura e konturimit, e cila përdor thithjen për të hequr yndyrën e tepërt, përbënte 14.8% të operacioneve estetike të kryera në mbarë botën, ndërsa shifra ekuivalente për zmadhimin e gjoksit ra në pak më shumë se 13%.
Tendencat në ndryshim janë pjesë e një rritjeje globale të mjekësisë estetike, e cila pa mbi 30 milionë procedura kirurgjikale dhe jo kirurgjikale të kryera në vitin 2021, një rritje prej 19.3% nga viti i kaluar. Të dhënat, të publikuara të martën si pjesë e sondazhit të fundit vjetor të ISAPS, zbulojnë se industria e kirurgjisë kozmetike jo vetëm që është rikuperuar pas COVID, por të dhënat flasin që është rritur shumë përtej niveleve para pandemisë.
Numri i përgjithshëm i procedurave kirurgjikale u rrit me mbi 33% midis 2017 dhe 2021, ndërsa procedurat jokirurgjikale (më e popullarizuara prej të cilave është toksina botulinum, ose Botox) u rritën me më shumë se 54% krahasuar me të njëjtën periudhë.