Gjermania ka me çfarë të krenohet. Ndryshe nga skuadra e futbollit, Pancerat kanë shkruajtur një faqe të re në librat e historisë së sportit kolektiv. Kombëtarja e basketbollit është shpallur kampione Bote për të ngushëlluar deri diku atë moment negativ që ka përfshirë sportdashësit gjerman.
Duel i fituar pas një starti jo shumë të mirë nga Gjermanët, që ia dolën të triumfonin 83-77 përballë Serbisë. Perioda e parë foli në favor të ballkanasve, që udhëhoqën 26-23. Por, Gjermania barazoi llogaritë në të dytën, për të shkuar në pushim me baraspeshën 47-47. Pas ndërprerjes, skuadra e teknikut Herbert ishte më e saktë në parket, për të mbyllur llogaritë dhe ngritur për herë të parë lart trofeun e më të mirit në Botë. Sukses i ndërtuar falë edhe Shroder, me 28 pikë, 2 rebaund e 2 asistime, ndërsa kontribut dha edhe Vagner me 19 pikë.
Zhgënjeu totalisht SHBA, e cila u rendit vetëm e katërta për tu larguar nga Kupa e Botës pa medalje. Amerikanët dështuan vetëm pas shtesave përballë Kanadasë që vari në qafë medaljen e bronztë.