Gentian Mezani është trajneri i radhës që shkarkohet në Superligën shqiptare. Pak ditë pas largimit të Mirel Josës nga Vllaznia, ndryshime kishte dhe në radhët e Laçit. Kurbinasit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me vlonjatin për shkak të rezultateve të dobëta. Humbja ndaj Kastriotit duket se ka rezultuar fatale për Mezanin, i cili tashmë duhet të fokusohet në një tjetër pistë për të ardhmen.
Në 15 ndeshje nën drejtimin e tij, Laçi pësoi 8 humbje dhe mori një barazim. Ndërkaq, moment më i keq është ai eliminim nga Kupa e Shqipërisë që në raundin çerekfinal. Kurbinasit po garojnë për një vend qëndrimi në elitën e futbollit shqiptar, me pozicionin aktual që e dërgon në fazën play-out. Tashmë bardhezinjtë duhet të gjejnë trajnerin e tretë në këtë sezon futbollistik, pasi përveç Mezanit skuadra u drejtuar nga Dejan Vukiçeviç.