Ish-sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, i është drejtuar me një letër plot akuza kryeministrit Rishi Sunak, dy ditë pasi ai e shkarkoi.
Braverman shkruan në letër se Sunak ka dështuar në politikat kryesore të qeverisë së tij dhe ka thyer premtimet mbi emigracionin. Ish-sekretarja e Brendshme i drejtohet Sunak duke i thënë se plani i tij nuk po funksionon dhe se ai duhet të ndryshojë kurs menjëherë.
“Ose stili juaj i veçantë i qeverisjes do të thotë se nuk jeni në gjendje ta bëni këtë. Ose, siç duhet të përfundoj me siguri tani, ju kurrë nuk keni pasur ndonjë qëllim për të mbajtur premtimet tuaja.
Dikush duhet të jetë i sinqertë: plani juaj nuk po funksionon, ne kemi duruar humbje rekord zgjedhore, rivendosjet tuaja kanë dështuar dhe ne po mbarojmë kohën. Ju duhet të ndryshoni kursin urgjentisht”, shkruan Braverman në letër.