Myrto Uzuni shënoi gol për Granadën, por skuadra e tij barazoi në shtëpi kundër Ponferradinas me rezultatin 2-2.
Lojtari i kombëtares shqiptare po kalon një formë mjaft të mire, ndërsa është golashënuesi i La Liga 2 me 19 gola të realizuar. Në 28 takime të luajtura në kategorinë e dytë spanjolle, ai ka dhënë edhe tri asiste, ndërsa ka luajtur në total 2156 minuta. Futbollisti 27-vjeçar u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit duke mposhtur portierin Amir Abed-zadeh në minutën e 70.
Golat e sfidës u realizuan në 26 minutat e fundit të lojës. Miqtë barazuan pas nëntë minutash me Paskanun. Ndërsa Juri u dha avantazhin në të 91’. Por Granada e shtoi ritmin në kërkim të golit dhe në minute e gjashtë të kohës shtesë barazoi me Perean.
Granada gjendet në vend të katërt në renditje me 55 pikë, 4 më pak se sa Eibari kryesues pas 31 javësh të luajtura.