Sulmet e aleatëve perëndimorë ndaj grupit rebel Houthi ka çuar në një rritje të çmimeve të naftës me më shumë se 2%.
Nafta në bursën e Londrës dhe atë amerikane u rrit deri në 2.5%, duke arritur në 80 dollarë, nga frika se konflikti mund të zgjerohet. Sulmet erdhën disa orë pasi Irani kapi një cisternë që po shkonte drejt Turqisë në brigjet e Omanit duke e ndezur më tej situatën.
Sekuestrimi i cisternës së naftës nga Irani, i raportuar nga mediat shtetërore lokale si hakmarrje për rrëmbimin e së njëjtës anije vitin e kaluar nga SHBA, ngre perspektivat e rritjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, gjë që mund të ketë një efekt negativ për çmimet e naftës.
Rreziku më i madh për çmimet e naftës është nëse Irani tërhiqet drejtpërdrejt në konflikt, i cili mund të kërcënojë prodhimin në një rajon që prodhon një të tretën e naftës së papërpunuar në botë. Më shumë se 20 milionë fuçi naftë lëvizin çdo ditë në këtë vendkalim të ngushtë, që është e barabartë me rreth një të pestën e konsumit global. Një rritje e çmimeve të naftës mund të rrisë edhe më shumë inflacionin tanimë të rritur në disa vende të botës.
Ndërkohë sipas zyrtarëve amerikanë, Holanda, Australia, Kanadaja dhe Bahreini ofruan mbështetje logjistike dhe inteligjente për sulmet.
Me përjashtim të Italisë, Perëndimit duket se iu sos durimi me sulmet e rebelëve Huthi ndaj anijeve tregtare amerikane dhe ndërkombëtare në Detin e Kuq. Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se forcat e saj ajrore dhe ato britanike kanë kryer sulme ajrore dhe detare ndaj objektivave ushtarake të grupit rebel nga Jemeni, i cili mbështetet prej Iranit.