Evidentohen dëme në linjat kabllore të internetit në Detin e Kuq. Sipas CNN, është goditur dhe prekur 25% e trafikut të internetit botëror. Këto dëmtime ndikojnë drejtpërdrejt në ndërprerjen e rrjeteve të komunikacionit global, duke detyruar furnizuesit e shërbimeve të riadresojnë 1/4 e trafikut mes Azisë, Evropës dhe Lindjes së Mesme.
Dëmet kanë ardhur pas konfliktit të fundit në Detin e kuq, ku rebelët Houthi vijojnë sulmet ndaj anijeve tregtare. Pas një raporti të një të përditshme izraelite ku aludohej që dëmet ndaj linjave nënujore të internetit të ishin shkaktuar nga rebelet, lideri I tyre në një reagim mohoi akuzat.
Gjithsesi kompania e telekomunikimit të Hong Kong HGC Global ka bërë të ditur se po punohet për reduktimin maksimal të problemeve që mund të hasin klientët dhe janë marrë masa për të menaxhuar trafikun e internetit dhe duke ndihmuar edhe kompani të tjera të sektorit. Por nuk ka specifikuar se cili është dëmtimi që kanë pësuar linjat kabllore detare dhe as përgjegjësin e këtij dëmi.