Një punonjës ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi të ndodhur në konsullatën suedeze në Izmir. Sulmi ndodhi në mesditë, ku një person hapi zjarr duke plagosur në gjoks dhe në këmbë punonjësin. Raportohet se agresori është arrestuar dhe është sekuestruar arma.
I plagosuri është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor dhe sipa autoriteteve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.