Një sulm me armë është regjistruar mëngjesin e sot në Jeruzalem. Dy persona të armatosur kanë hapur zjarr në një stacion autobusi në perëndim të vendit duke lënë të vrarë 3 persona dhe duke plagosur 16 të tjerë. Sipas mediave vendase, 5 nga të plagosurit ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.
Të vrarë kanë mbetur edhe dy agresorët të cilët u ekzekutuan me breshëri plumbash nga forcat e policisë të Jeruzalemit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa orë pasi Hamasi dhe Izraeli vendosën të shtyjnë armëpushimin me 24 orë.