Rei Manaj nuk ka të ndalur! Sulmuesi kuqezi realizoi golin e 18 në këtë sezon në javën e 34 të Superligës turke. 27-vjeçari ishte vendimtar për ekipin e Sivasporit, që fitoi në shtëpi ndaj Koniasporit ku aktivizohet sulmuesi tjetër i përfaqësueses shqiptare, Sokol Cikalleshi.
Sfida ishte mjaft e luftuar, me ekipet që u treguan të kujdesshme. Por 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Manaj i dha fitoren skuadrës me një gjuajtje të bukur. Titullar e nisi edhe Cikalleshi për Koniasporin, por u zëvendësua në minutën e 60 të lojës. Sulmuesi shqiptar është aktivizuar në 19 takime në kampionatin turk ku edhe ka dhënë edhe 1 asist.
Në total, Manaj ka luajtur në këtë vit futbollistik 2145 minuta në Superligën turke. Më mirë se ai kanë bërë lojtari i Gallatasarajit, Mauro Ikardi, që ka shënuar 21 gola, si edhe sulmuesi i Fenerbahhces Edin Xheko me 20.