Fitorja ndaj Dinamos së Zagrebit shërben jo vetëm për vazhdimësinë por edhe për arkat e klubit të Ballkanit. Këto janë tre pikët e para të kampionëve të Kosovës në këtë fazë të grupeve, ku aktualisht janë në vendin e dytë me 3 pikë. Sukses që shton 500 mijë euro në buxhetin e skuadrës nga Suhareka. Në këto shifra përfshihet vetëm bonusi i akorduar nga UEFA për fitore, duke përjashtuar këtu të ardhurat nga biletat dhe të drejtat e transmetimit.
Me kalimin në fazën e grupeve Ballkani arkëtoi mbi 3 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar fitimet shkonin mbi 4 milionë euro në total, shumë që mund të kalohet këtë vit. Fitorja historike ndaj Dinamos së Zagrebit ka lënë shije të mirë te trajneri Ilir Daja. Tekniku i dha merita të veçanta futbollistëve për shpirtin dhe karakterin e treguar.
‘Humbja në ‘Fadil Vokrri’ është konsideruar e turpshme nga mediat kroate, të cilat evidentojnë faktin që kryeqytetasit dështuan për të shënuar në portën e Ballkanit’, u shpreh trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.