Suedia do të vendosë tanke ‘CV90’ dhe ‘Leopard 2’ në Letoni. Kjo u bë e ditur nga kryeministri suedez Ulf Kristersson gjatë një takimi në Stokholm me homologen e tij letoneze, Evika Silina.
“Forcimi i sigurisë së rajonit të Baltikut tani është edhe më urgjent se sa ishte më parë. Vendimi i qeverisë suedeze për të filluar zyrtarisht përgatitjet për dislokimin e disa njësive të forcave të saj të armatosura në Letoni është një lajm i shkëlqyer për forcimin e sigurisë sonë të përbashkët”, komentoi Silina.