Përleshje të ashpra janë raportuar në të gjithë Sudanin ndërsa luftimet midis fraksioneve të armatosura rivale vazhdojnë të përhapen. Dhuna midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë vazhdoi gjatë natës në ditën e tretë.
Gati 100 njerëz janë vrarë, raportojnë mjekë dhe një vlerësim tregon numrin e të plagosurve në 1,100.
Të dyja palët pretenduan se kontrollonin vendet kryesore në kryeqytetin Khartoum, ku banorët u strehuan nga shpërthimet.
Të dielën, ata vendosen një armëpushim të përkohshëm për të lejuar evakuimin e të plagosurve, edhe pse duket se ky armëpushim nuk u respektua. Luftimet janë pjesë e një lufte të egër për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit, e cila është përshkallëzuar në dhunë midis fraksioneve rivale.