Zagrebi është goditur nga një stuhi e fortë këtë pasdite dhe për rrjedhojë dy persona kanë humbur jetën.
Lupka Hitrova nga Instituti i Trajnimit për Mjekësi Emergjente, ka thënë se dy viktimat kanë ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra në kokë, nga rrëzimi i pemëve.
Tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas autoriteteve, shërbimet e emergjencës kanë marrë 700 thirrje dhe vetëm zjarrfikësit kanë ndërhyrë në 50 raste.
Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Tomisllav Tomasheviq u ka bërë thirrje qytetarëve të telefonojnë shërbimet e emergjencës vetëm në rast urgjence, pasi linjat janë bllokuar.
Mësohet se stuhia ka nisur rreth orës 16:00 dhe ka zgjatur afërsisht 20 minuta.