SHBA është përfshirë nga moti i keq i cili është shoqëruar me stuhi dëbore dhe reshje të mëdha shiu. Këto kushte atmosferike kanë bërë që të ndërpriten shumë fluturime. Sipas mediave amerikane, janë anuluar më shumë se 2300 fluturime me aeroportet në Dallas dhe Austin të cilat janë më të prekura nga moti i keq. Nga ngricat nëpër rrugë, ka pasur shumë aksidente dhe shumë mjete janë dëmtuar nga përplasja me njëri-tjetrin.
Situata mbetet kritike edhe në Teksas, ku rreth 340 mijë qytetarë janë pa energji elektrike dhe shkollat janë mbyllur deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Shërbimi Kombëtar i Motit ka bërë të ditur se stuhia do të kalojë nëpër pjesën më të madhe të shteteve jugore.
Moti i ftohtë do të vijojë dhe pritet që temperaturat të ulen në mënyrë ekstreme deri në -40 gradë Celsius në rajonet qendrore dhe perëndimore të SHBA-së.