Në ritmin e shpejtë në të cilin jetojmë të gjithë, celulari ynë është zakonisht gjëja e parë që marrim në mëngjes dhe gjëja e fundit që bëjmë gjatë natës.
Sipas një studimi më të ri, të publikuar në Sleep Medicine, postimi në media sociale ose platforma interaktive teksa jemi të shtrirë në shtrat me qëllimin për të rënë në gjumë, mund të vonojë gjumin tonë deri në tre orë.
Më konkretisht, ata që postuan në rrjetet sociale brenda një ore para gjumit kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të qëndronin zgjuar deri vonë.
Ata që bënë një… maratonë postimesh pak para gjumit kishin gjithashtu më shumë gjasa të qëndronin zgjuar deri vonë natën sesa ata që bënin vetëm një postim.
Pse mund të jetë kjo? Studiuesit besojnë se pritjet e pëlqimeve dhe komenteve shkaktojnë një nxitje të adrenalinës, i cili bllokon hormonet e gjumit. Përveç kësaj, ekspozimi ndaj dritës blu nga celularët tanë njihet gjithashtu se prish ciklin e gjumit.