Miku më i mirë i njeriut është qeni. Disa studiues japonezë kanë qenë kureshtar të dinë nëse qentë qajnë dhe nëse po, cila është arsyeja kryesore që ato derdhin lot.
Studimi, i bazuar në sjelljen e 22 qenve ka vëzhguar reagimin e tyre kur ato takohen me pronarët e tyre.
Shkencëtarët e Universitetit Azabu dhe të Universitetit të Mjekësisë Jica kanë vënë shirita letre nën sytë e qenve gjatë qëndrimit normal me pronarët e tyre dhe një minutë para se t’ bashkojnë qentë me pronarët të cilët nuk i kishin takuar prej disa orësh.
Studimi tregoi se qentë qanin, por për të kuptuar nëse ishte thjesht rrjedhje loti nga pastrimi i syve apo nga emocionet, shkencëtarët vendosën tek shiritat e syve të tyre një tretësirë që përmbante oksitocinë, një hormon kyç i përfshirë në lidhjen.
Njëri nga studiuesit tha se qentë qanin nga emocionet vetëm kur ribashkoheshin me pronarin e tyre.