Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë thirrje që autorët e sulmit 24 shtatorit të dalin para drejtësisë.
Stoltenberg solli në vëmendje edhe sulmin në maj, ku mbetën të plagosur 93 ushtarë të NATO-s.
Në një konferencë me presidenten Osmani, shefi i NATO-s tha se aleanca mbështet dialogun mes dy vendeve.
“Në shtator, incidentet e dhunshme në veri të Kosovës na kujtuan rrezikun e një konflikti më të madh që mund të shpërthejë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një sulmi në maj, 93 ushtarë të NATO-s u plagosën seriozisht, disa prej tyre iu nënshtruan plagëve që do t’i shoqërojnë për gjithë jetën. Sulmet e tilla janë të papranueshme dhe kërkojmë që përgjegjësit të mbahen llogaridhënës,” deklaroi Stoltenberg.