Me largimin e Tites, kombëtarja braziliane është vënë në kërkim të një trajneri të ri. Selecao ka kryer bisedime me disa profile, por sipas asaj që raportojnë mediat vendase, dy janë ata që intrigojnë më tepër. Pep Guardiola dhe Luis Enrique gjenden në listën e ngushtë të Federatës Braziliane të Futbollit dhe fundi i sezonit aktual mund të sjellë tym të bardhë në këtë aspekt.
Sanksionet e mundshme të Manchester City për shkelje të fair play financiar në sezonin 2009-2010 e ka nxjerr në treg teknikun katalanas që disa javë më parë e ka refuzuar uljen në stolin e kombëtares së Brazilit. Megjithatë zhvillimet e fundit në klubin anglez mund ta detyrojnë që të ndryshojnë mendje. Paga e majme mbetet një problem për të bindur Guardiolën, me katalanasin që është edhe ndër teknikët më të paguar në qarkullim.
Ndërkaq, pas eksperiencës me Spanjën, Luis Enrique kërkon një tjetër etapë në kombëtare për karrierën e tij. Stili i tij përshtatet shumë me atë të lojës së kombëtares amerikan-jugore dhe kjo mund të rezultojë një e përbashkët frytdhënëse. Dy teknikët kanë profile të ngjashme në futbollin sulmues, duke u shndërruar në eksponentë të rëndësishëm të futbollit botëror.