Kanë kaluar tre muaj nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth por kujtimi i saj mbetet i gjallë në zemrat e familjarëve të saj. Mbreti Charles pritet të vazhdojë traditat e nënës së saj të ndjerë dhe të festojë Krishtlindjet me pjesën tjetër të familjes mbretërore.
Vitin e kaluar në Krishtlindje, Mbretëresha e ndjerë Elizabeth në fjalimin e saj, indirekt i ishte referuar stërmbesës së saj, Lilibet-Diana. Deri atëherë, monarkia e ndjerë nuk e kishte takuar stërmbesën e saj, pasi vajza e Princit Harry dhe Meghan Markle kishte lindur në SHBA. Takimi i parë i Lilibet me stërgjyshen e saj ishte qershorin e kaluar, kur e vogla ishte një vjeç, në festën e Jubileut të Platinumit.
Kështu në atë fjalim, ajo kishte folur me fjalët më të buta për anëtarët e rinj të familjes mbretërore, pikërisht Lilbet-Diana dhe djalin e Princeshës Eugenia, Augustin, vajzën e Princeshës Eugenia, Sienna dhe djalin e Zarës dhe Mike Tyndall, Lucas që lindën në vitin 2021.
Në mesazhin e saj ajo kishte thënë si më poshtë: “Ne të rriturit ndonjëherë nuk mund të gjejmë gëzim në gjërat e thjeshta, por fëmijët munden. Por për mua dhe familjen time, edhe nëse do të na mungojë një e qeshur e njohur këtë vit, këto Krishtlindje do të ketë gëzim dhe ne kemi mundësinë të shohim mrekullinë e festave përmes syve të fëmijëve të vegjël, disa prej të cilëve hynë në botë këtë vit”.