Dokumentet tepër të klasifikuara të Pentagonit që qarkulluan në internet në javët e fundit kanë zbuluar se si SHBA ka spiunë në vendet që i konsideron si armike. Disa nga dokumentet, që zyrtarët e SHBA thonë se janë autentike, ekspozojnë vendet ku SHBA ka spiunë, përfshirë edhe aleatë kryesorë, si në Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën.
Të tjerë zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse Wagner Group. Dokumente të tjera zbulojnë dobësitë në armatimin ukrainas, mbrojtjen ajrore, madhësitë e batalionit dhe gatishmërinë në një kohë kur forcat ukrainase po bëhen gati për të nisur një kundërofensiv kundër rusëve.
CNN ka shqyrtuar 53 dokumente që kanë rrjedhur, të cilat duket se janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Një dokument zbuloi se SHBA ka spiunuar Zelensky dhe kjo ka nxitur zemërimin e ukrainasve.
Nga ana tjetër, dokumentet tregojnë se SHBA ka qenë në gjendje të zbulojë planet ruse, deri në të cilat centralet termoelektrike, nënstacionet elektrike, hekurudhat dhe urat e automjeteve forcat ruse planifikonin të sulmonin brenda Ukrainës dhe kur.
Pentagoni ka deklaruar se do të nisë hetimet se si kanë rrjedhur këto informacione.