Të paktën 4 fëmijë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një bllok apartamentesh në qytetin spanjoll të Vigos.
Zyrtarët spanjollë kanë konfirmuar se të gjithë viktimat janë fëmijë, mosha e të cilëve ende nuk bëhet e ditur. 8 persona janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.
Zjarri është vënë nën kontroll ndërsa aktualisht policia ka rrethuar të gjithë ndërtesën ku shpërtheu zjarri. Disa media spanjolle citojnë fqinjët e pallatit të cilët kanë deklaruar se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një banor i pallatit i cili kishte shkaktuar incidente të shumta në ndërtesë.
Por ky informacion nuk është konfirmuar nga forcat e sigurisë, të cilat po hetojnë ende për shkaqet e ngjarjes.