Verë në mes të dimrit në Spanjë. Temperaturat e larta në i joshën njerëzit të frekuentojnë plazhet. Nxehtësia vjen mes një thatësire të zgjatur që ka prekur pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht rajonin verilindor të Katalonjës dhe rajonin jugperëndimor të Andaluzisë.
Shërbimi meteorologjik ka parashikuar që temperaturat do të arrijnë në 28 gradë Celsius në rajonin mesdhetar të Murcias dhe 24-26 gradë Celsius në pjesën më të madhe të Andaluzisë në Spanjën jugore përgjatë fundjavës mbi nivelet normale për periudhën e këtij viti.
Nxehtësia këtë dimër ka prekur edhe Francën juglindore, si pasojë e pranisë së një anticikloni të fuqishëm mbi Mesdhe. Edhe në Portugalinë fqinje, temperaturat në zonat qendrore arritën në 25 gradë Celsius.
Në Barcelonë, qyteti i dytë më i madh i Spanjës, nivelet e rezervuarëve të ujit ranë në mes të janarit në rreth 17% të kapacitetit të tyre dhe mund të nxisë autoritetet të shpallin një gjendje të jashtëzakonshme.